Ja pamjet kur aeroplanmbajtëset amerikane stërviten pranë Koresë së Veriut

Tre aeroplanmbajtëse amerikane treguan forcën në Paqësorin Perëndimor gjatë fundjavës, hera e parë në një dekadë që kolosët prej 100 000 tonësh secili shfaqen bashkë në një dekadë.

Aeroplanmbajtëset Ronald Reagan, Theodore Roosevelt dhe Nimitz, bashkë me grupet respektive të betejës, po marrin pjesë në manovra ushtarake që do të zgjasin katër ditë deri të martën.

“Operacionet ku përfshihen disa aeroplanmbajtëse janë shumë të ndërlikuara dhe kjo manovër në paqësorin perëndimor është një dëshmi e fortë e aftësive unike të flotës amerikane dhe angazhimit të palëkundur për siguri nqë dhe stabilitetin në rajon – deklaroi në një komunikatë për shtyp Admirali Scott Swift, komandanti i flotës amerikane të Paqësorit.

Flota masive amerikane po kryen manovra të përbashkëta me Korenë e Jugut dhe Japoninë. Tre aeroplanmbajtëset masive përbëjnë një të tretën e këtyre armëve në arsenalin amerikan dhe në krahasim vende si Kina dhe Rusia kanë nga një apo dy të tilla.

Dërgimi i tyre në të njëjtin vend është një sinjal i qartë për Korenë e veriut se SHBA nuk trembet nga teste e vazhdueshme raketore dhe bërthamore të Penianit. Veçse shoqëron turneun e presidentit Donald Trump në Azi, prania masive e forcave detare amerikane në Paqësor i dërgon mesazhe sigurie aleatëve dhe kujdesi rivalëve. /Syri/

 

Comments

comments