(VIDEO) Kërcet në BDI, nisin distancimet prej një pike të platformës shqiptare

(VIDEO) Kërcet në BDI, nisin distancimet prej një pike të platformës shqiptare

BDI në kaos lidhur me rezolutën për dënimin e gjenocidit të kryer ndaj shqiptarëve në periudhën 1912-1956 që ishte pjesë e deklaratës së përbashkët të partive shqiptare. Funksionarë të lartë të kësaj partie ditëve të fundit janë distancuar nga rezoluta e gjenocidit, raporton Shenja.

Deputeti Artan Grubi, shef i kabinetit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, në paraqitjen e tij të fundit tha se kjo pikë nuk ka qenë pjesë e platformës parazgjedhore të BDI-së.

“Deklarata e përbashkët I prek të gjitha elementet e programit zgjedhor të pl;atformës 2020 të BDI-së. Mereni analizojeni, krahasojeni dhe e vetmja shtesëështë rrezoluta për gjenocidin mbi komunitetin shqiptarë në trojet e RM në periudhën e caktuar, e vetmja shtesëështë ajo”, tha deputeti i BDI-së, Artan Grubi.

Kjo deklaratë e Grubit është në kundërshtim të plotë me deklaratën e kreut të kësaj partie, Ali Ahmeti, i cili në një emision tjetër u zotua se rezolutën për gjenocidin ndaj shqiptarëve e kishte iniciuar duke u nisur madje edhe nga tragjedia e tij familjare. Me këto fjalë Ahmeti disa përsëriti se ai ka insistuar për rezolutën në fjalë.

“Dhe unë kur flas për gjenocid, unë filloj prej shpisë sime, prej familjes time, sepse tragjedia e familjes time është tragjedi e kombit shqiptarë, që nga Llapi e deri në Strugë, që nga Mitrovica, deri në kufij në Gjakovë… Janë 500 burra të prerë dhe të masakruar dhe kjo nukë shtë tragjedi vetëm e Zajazit, vetëm e familjes sime. Kjo është tragjedi e kombit shqiptarë dhe unë nuk e bëj këtë për ti hapur front e luftë Serbisë, unë këtë e bëj këtë për tu pajtuar, për tu ofruar një shancë një mundësi paqes dhe pajtimit”, tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Deklaratat e këtilla kontradiktore brenda BDI-së dhe distancimi nga kjo rezolutë vijnë vetëm disa ditë pasi kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, njoftoi se rezoluta që dënon gjenocidin kundër shqiptarëve nuk do të jetë pjesë e platformës së ardhshme qeveritare.