Video nga termeti i frikshëm në Plavë, ndihet edhe në Ulqin

0
6

Dje në orën 1145 një tërmet i fuqishëm goditi Malin e Zi si dhe vendet rreth epiqendrës.

Tërmeti 5.2 shkallë të Rihterit goditi dje Malin e Zi në orën 11 dhe 46 minuta. Pas kësaj, kishte tetë tërmete më të vogla, nga të cilat më e forta ishte 3,4 gradë Richterit dhe 1,9 gradë më i dobëti.

Epiqendra ishte pranë Plavës në Malin e Vizitorëve në një thellësi prej pesë kilometrash, sipas Entit të Sizmologjisë.

“Pas tronditjes kryesore, instrumentet kanë regjistruar një tjetër tërmet , si dhe tridhjetë tërmete të vogla. Më i forti prej tyre ishte 3.4 Richter. Tërmete të tjera ka gjasa të vazhdojnë, për shkak të vënies në qetësi të tokës.

Një tërmet prej pesë shkallësh të Richterit klasifikohet si një tërmet mjaft i fortë.

Tërmeti shkaktoi panik në Plav, Guci, Andrijevicë, Berane, Podgoricë dhe qytete të tjera. Në Berane, një numër i madh i qytetarësh të shqetësuar ka dalur në rrugë.

Termeti është ndier edhe në Ulqin por edhe në qytete te Kosovës.

Comments

comments