VIDEO/Kasami thotë se do fitojë në 4 komuna që në raundin e parë, gara për Tetovën…

Numri një i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka thënë në intervistën për TV21 se partia e tij do të jetë fitues në katër komuna që në raundin e parë.

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka thënë se do të garojë për kryetar komune në Tetovë për disa arsye, ku tashmë ai shpalos pjesë të programit të tij politik.

“Sot jetojmë në një qytet i ngulfatur në mbeturina, ku nuk ka ujë të pijshëm, qytet që ka probleme elementare me komunikacionin. Prandaj vlerësoj se këto do jenë prioritetet e programit tim katërvjeçar dhe Tetovën synoj ta shndërrojë në një qytet ku gjithë qytetarët e Tetovës do të krenohen në një qytet të tillë”, ka thënë Kasami në një intervistë sonte dhënë për TV21.

Ai mes tjerash ka premtuar se do të ndërtojnë fabrikë për mbeturina në Tetovë dhe “Jugohromi” të mos hapet pa plotësuar kushtet ekologjike.

Comments

comments