VIDEO/Vaj e lotë gjatë përcjelljes së Bejtës nga komuna e Gostivarit

Administrata e komunës së Gostivarit  me lotë në sy ka përcjellë nga selia e komunës ish-kryetarin Nevzat Bejta, i cili për tre mandate ishte drejtues i saj.

Në një konferencë për media, Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta falënderoi qytetarët e Gostivarit për votimin e ditës së diell duke uruar me këtë rast kundërkandidatin e tij, Arben Taravari për fitoren e arritur.

“Jam para jush që tu falënderoj qytetarëve të Gostivarit për mbështetjen që ma dhanë më 29 tetor. Si kandidat fitova 15.955 vota dhe jam shumë mirënjohës për votat që mi dhanë qytetarët e Gostivarit. Ishin vota që vlerësuan punën dhe projektet tona që realizuam në të mirë të qytetit dhe qytetarëve të Gostivarit. Janë projekte që do të ngelin gjurmë në qytetin e Gostivarit. Ishte një vlerësim dhe respekt për mua. Por, me 29 tetor fitoi kundërkandidati Arben Taravari, dhe unë e respektoi votën e shumicës së qytetarëve. Diferenca ishte rreth 900 vota por unë e vlerësoi votën e qytetarëve dhe ia uroj fitoren Arben Taravarit. Presim që në katër vitet e ardhshme të realizon programin që qytetarëve nuk u ra në duar dhe pas katër vitesh sërish do të ketë garë zgjedhje dhe qytetarët do të bëjnë vlerësimin e tyre. Ne do të jemi në garë si subjekt politik, si Bashkimit Demokratik për Integrim”, potencoi Bejta, i cili njoftoi që për një kohë të papërcaktuar do të tërhiqet nga jeta politike, dhe siç tha ai, nëse shoqëria do të ketë nevojë për përvojën e tij politike dhe për investimin politik që bënë ndaj tij, sërish do të kthehet në politikë në të mirë të shoqërisë dhe vendin tonë.

Comments

comments