Visar Ganiu viziton “Rrugën e plastikave”, dëgjon kërkesat e pronarëve të dyqaneve

Në vazhdën e aktiviteteve, sot kandidati për Kryetar të komunës, Visar Ganiu, vizitoi të ashtuquajturën “Rrugën e plastikave” me ç’rast bisedoi në mënyrë të drejtëpërdrejtë me pronarët e dyqaneve, rreth kushteve, problemeve me të cilat ballafaqohen ato dhe rreth mundësive për t’i përmirësuar dhe zgjidhur ato.

“Mirëqenia ekonomike dhe rrjedhimisht me këtë standardi jetësor i qytetarëve është një ndër segmentet më të rëndësishëm në jetën e secilit qytetar. Në këtë drejtim, bizneset e vogla dhe të mesme kanë një rëndësi të posaçme, përkrahja e tyre mund të jetë një faktor i rëndësishëm që do shkaktojë rezultate pozitive. Kjo dhe është arsyeja që një ndër synimet e mija kryesore do të jetë bashkëpunimi me ju. Dera ime gjithmon do jetë e hapur për problemet e juaja dhe zgjidhjet do i vendosim bashkarisht”, theksoi Visar Ganiu gjatë bisedës me afarsitët në këtë pjesë të Komunës së Çairit.

Comments

comments