Vllasi demanton Ali Ahmetin: Shqiptarët as se kanë formu, as se kanë shkatërru Jugosllavinë

Ish politikani dhe avokati i njohur kosovar, Azem Vllasi në një intervistë për Klan Kosova mes tjerash ka folur edhe për aktivitetin e tij politik në kohërat turbulente kur shpërbëhej ish Jugosllavia.

“Ne shqiptarët as nuk e kemi formu, e as nuk e kemi shkatërru Jugosllavinë”, ka deklaruar Vllasi.

“Ne e prishëm Jugosllavinë” është një frazë të cilën e ka përdorur disa herë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, duke shkaktuar habi në opinion se pse një njeri dhe një strukturë që pretendon se e ka prishur Jugosllavinë, është aq i dëgjueshëm ndaj VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevskit.

Mirëpo duke vërejtur pozitën e dobët të BDI-së në qeverinë e VMRO-DPMNE-së, shumë shqiptarë e kanë kuptuar se bëhet fjalë vetëm për propagandë qesharake parazgjedhore, e jo për qëndrim serioz të kryetarit të BDI-së. Këtë realitet ia treguan Ahmetit në zgjedhjet e 11 dhjetorit, duke i dhënë BDI-së rreth 70 mijë vota më pak në krahasim me zgjedhjet e vitit 2014.

 

 

Comments

comments