RISTESKI I VMRO-SË HYN NË XHAMI TË LUTET PËR VOTA, QYTETARËT IA KTHEJNË SHPINËN (VIDEO)

Në vlugun e fushatës zgjedhore, Marjan Risteski i VMRO-së ka hyrë të lutet në xhami në një lagje në Prilep, ndërsa qytetarët ia kanë kthyer shpinën, ka reaguar LSDM e Prilepit.

“Dyfytërësinë e Risteskit dhe VMRO-së e zbuluan gjithë qytetarët e komunës. Dhe, pas shumë ofendimeve për romët që dëgjuam në ‘bombat’ për moskujdesin e këtyre qytetarëve në 12 vitet e kaluara pushtet të Risteskit, qytetarët tanë ia kanë kthyer shpinën. Për këto bashkëqytetarë, Marjan Risteski nuk është i mirëseardhur as në xhami”, thuhet në kumtesën e LSDM të Prilepit.

Comments

comments