VMRO kthehet në kuvend, kërkon debat për amendamentet kundër shqipes

0

Deputetët e VMRO-DPMNE-së nesër do të marrin pjesë në seancën e kuvendit ku do të duhet të miratohet ligji për gjuhët. Por lideri i partisë kërkon shqyrtimin e amendamenteve.

“Ofruam zgjidhje e cila bazohet në formimin e grupeve të punës, të cilat do të përbëhen nga të gjitha partitë parlamentare, do të përfshihen edhe ekspertët, përfaqësues të ASHAM-it dhe presidentit të shtetit. Tema është e ndjeshme që në të kaluar ka shkaktuar reagime të shumta në opinion’, ka thënë Mickovski.