Vota ime kundër marksist-leninistëve e pensionoi Mijallkovin, dhe i shkaktoi infarkt Çavkovit

NGA AFRIM KOKALARI/

Mu thaftë dora! Dora ime vrau Harun Aliun me Shokë. Dora ime, që dha 153 mijë vota për tradhtarët, dënoi me burg të përjetshëm shqiptarët në rastin Monstra. Dora ime dogji shtëpitë dhe dyqanet e shqiptarëve në Gjor;e Petrov. Dora ime liroi vandalët që thyen sa e sa herë Shtëpinë e Alfabetit në Manastir. Dora ime që votonte tradhtarët, sulmoi dhe përgjaku fëmijët shqiptarë nëpër autobusët urbanë. Dora ime publikoi Enciklopedinë e Akademisë Maqedonase.

Po, po! Dora ime. Vota ime për tradhtinë dhe tradhtarët, vrau Begun, Mirsadin, Xhaferin dhe shokët e tyre. Dora ime granatoi Lagjen e Trimave dhe e bëri shkrumb e hi. Dora ime arrestoi Komandant Sokolin, Valin, Malishevën, Junikun, e të tjerët.

Më thoshin. Moti kohë më kanë thënë se ditën që dora ime do të votojë kundër tradhtarëve, tradhtia do të merr fund. Më thoshin se në ditën që dora ime do të votojë kundër komandantëve të rrejshëm dhe profiterëve të luftës, Gruevski nuk do të jetë më kryeministër. Më thoshin se atë ditë që unë do të votoj kundër integristëve të dezintegruar, Mitko Çavkovi do të pësojë infarkt dhe se Mijallkovi e Jankullovska do të japin dorëheqje nga politika. Më thoshin, por nuk ju besoja! Deri sa nuk u vërtetova vetë. Deri në ditën kur vendosa të votoj kundër pasardhësve të Enver Hoxhës.

Dhe sapo votova kundër tyre, ndodhi mrekullia. Marksistët humbën 10 deputetë dhe Gruevski nuk u bë kryeministër. Dhe as nuk do të bëhet më kurrë. Çavkovi pësoi infarkt. Çavkovi të cilin herë e votonin ministër, herë zëvendës ministër, e herë drejtor në drejtori të ndryshme, varësisht si; kishte nevojë VMRO-ja.

Mijallkovi dha dorëheqje. U largua krejtësisht nga politika. Po, po. I njëjti Mijallkov, që vendoste se kush prej shqiptarëve do të bëhet ministër, e kush zëvendës ministër. Është ;ështje kohe kur i forti Gruevski, që na dukej i paprekshëm, do të shkojë në burg. Falë votës time Jankullovska nuk do të jetë më në politikë.

Dhe si të mos më brejë tani ndërgjegjja. Si t’u bëj ballë pyetjeve të ndërgjegjes, që radhiten pa ndalë: Si u besove premtimeve dhe fjalëve boshe të tradhtarëve dhe i votove 10 vite rresht? Po të mos ua kishe dhënë 153 mijë vota, Mijallkovi e Jankullovska moti kohë do të tërhiqeshin nga politika, kurse Çavkovi do të kishte pësuar infarkt para disa viteve. A e din se po të mos ishte vota jote për kolaboracionistët, sot do të ishin gjallë edhe Harun Aliu me shokë, edhe Begu e Mirsadi dhe shumë bashkëluftëtarë të tyre?

“Nuk do t’i votoj më kurrë!”, është përgjigja ime. Dora ime nuk do të ndalet. Do të vijnë zgjedhje të reja. Nuk voton më dora ime tradhtarët. Nuk do të fitojnë më as dhjetë as pesë deputetë. Nuk voton më dora profiterët dhe të pamoralshmit që harxhojnë milionat e tenderëve për drogë e për kurva, deri sa familjet e invalidëve dhe dëshmorëve të luftës jetojnë në kushte të mizershme! Vota ime tani do të hakmerret ndaj tradhtarëve!

Comments

comments