Vrasja e shqiptarit, 5000 euro shpërblim për “kokën” e autorëve

Kur kanë kaluar gati tre muaj nga vrasja e një 46-vjeçari shqiptar në Gjermani, policia gjermane ende nuk ka mundur të identifikojë autorët.

Në këto kushte, autoritetet kanë ofruar një shpërblim prej 5000 eurosh për këdo që mund të japë informacion të vlefshëm për kapjen e dy autorëve të dyshuar.

Ngjarja e rëndë u regjistrua me 9 janar të këtij viti. Shqiptari u qëllua me armë zjarri para një shkolle fillore në Visselhövede, në sy të vajzës së tij, nga dy persona që zbritën nga një motoçikletë.

Hetuesit gjermanë kishin zbuluar viktima kishte qëndruar në burg në Shqipëri për një vrasje të kryer ndërsa familjarët e të vrarit ishin betuar për gjakmarrje.

Policia gjermane ka gjetur gjurmët ADN të autorëve të vrasjes.

Ndërkohë mediat gjermane bëjnë me dije se hetimet rreth vrasjes së rëndë të kryer në Gjermani, kanë filluar edhe në Shqipëri.

Comments

comments