Vrit Babain (!)

Nga Mr.Sc. Blerta Haxhiaj

Vdekja, korrupsioni dhe ripërtrirja e Jetes – Tabute janë si pasojë e përgjigjeve për domosdoshmërine e të ndaluarit të dhunës nga përditshmeria e saj. Tabutë janë fundamentale që prekin dy fusha të ndryshme – vdekjen dhe riprodhimin – që janë diametralisht të kundërta si mohimi dhe pohimi. Vdekja është e kundërta e proçesit të lindjes. Vdekja e një individi është në korrelatë me lindjen e një individi tjeter. “Jeta është një produkt i jetes së dekompozuar, Jeta në fillim paguan atributin e saj e cila zhduket, atëherë korrupsioni pason vdekjen dhe sjell përsëri atë në ciklin e ndryshimit e cila është e domosdoshme për arritjen e pandërprerë të qenieve të reja në botë. Jeta është e kundërta e vdekjes, reagimi e kësaj më i madh është njeriu dhe frika nga vdekja është edhe si pasojë se si mishi njerëzor kthehet në instancen fillestare në fermentimin e pergjithshem te jetes. “Për njerëzit primitiv, momenti më kulminant i ankthit është faza e dekompozimit – kur kockat janeë të zhveshura dhe të bardha …- mishi shndërrohet në ushqim për krimba” – të kuptosh mënyrën e jeteses të njerëzve primitive kërkon një logjike të ‘paster’. Nga sociologjia e Durkheim mund të shtohet psikoanaliza e Freud që jep kontributin e saj të tranzicionit nga kafshërorja te njerëzorja mbi postulatet e vrasjes të babait nga Djemte e tij – sipas Freud, vëllezerit që ishin xheloze për njeri-tjetrin nënshtrojnë tabu-të mbi lidhjen me nënën e tyre dhe motrën që babai  i tyre i mban ato për perdorimin e tij personal. Miti i Freud sjell një nga pjeset me fantastike që ka avantazhin e saj mbi sociologjine duke shprehur kompulsionet e shumta të gjalla. Levi-Strauss e shpreh në këtë mënyre “ai jep një gjendje jo të fillimit të qytetërimit por të asaj të gjendjes së tanishme të qyteterimit: dëshira për nënën dhe për motrën. Vrasja e Babait dhe pendimi i djemve ndoshta nuk korrespondon me faktin që duhet zotëruar një vend stabil  në histori. Mirëpo kjo mund të shprehet në një hon simbolik, në një fantazi jo të konsiliduar mirë. Dhe pushteti apo fuqia e kësaj fantazie për të shkundur mendimet e njerezve pa Dijen e tyre rezulton nga fakte reale se akti i cili evokohet aty ku nuk kryhet sepse kultura ështe në çdo vend dhe në çdo kohe kundër tyre”, (EROTIZMI – Vdekja & Sensualiteti – GEORGES BATAILLE) mirëpo mos të harrojme mitin e Edipit që e konkretizon dhe karakterizon postulatin dhe parimin e mësipërm “Vrit Babain”. Skizoanalitika në një psikoanalizë sociale dhe politike, është një analize militante sepse propozon të demonstrojë ekzistencën e një investimi libidinal të të pandërgjegjshmes të prodhimit socio-historik. Edipi është i vendosur që në fillim, në njërën anë, është një njeri që definohet i edipalizuar – (pra ai vret babain) në një vrasje pa fund ai merr emra të shumtë (neurotik, psikotik, pervers) në çdo rast një njeri i ‘madh’ është një rast i mirë sepse në konfliktin e edipit ai gjen një zgjidhje origjinale (Hitler) duke luajtur rolin e babait përmes ‘transfuzionit homoseksual’ në relacion më turmat e femrave. Duke referuar realizimin kinematografik te Quentin Tarantino – “Kill Bill” – nje seri filmash e ndarë në dy pjesë. Më një ndryshim te hatashëm që “Babai” eliminohet nga nje femer – (ëndërr e mirë apo jo!). “Çështja e babait është e njëjtë sikurse e Zotit : të lindur nga abstraksioni” merr përsipër lidhjen e thyer mes njeriut dhë natyrës, njeriut dhe botës, kështu që njeriu të prodhohet si njeri ndaras nga natyra dhe vetë njeriu. Relacioni psikoanalitik modelon për vetëvete. Freud e di se diçka nuk është në rregull në psikoanalizë, kurimi tenton të bëhet gjithnjë e me shumë i padeterminueshëm, – testamenti i Freud – ai është në dijeni për helmin që është futur në filtrat e psikoanalizës. Si të tillë detyrohemi të përballemi më Edipin dhe kastrimin, reduktohemi te ata, të vendosim nëse duhet të masim apo çfarë të masim dhe nëse jo, mirëpo dëmi është shaktuar tashmë, trajtimi ka zgjedhur rrugën e vet të edipalizimit, e tëra në refuzim ndërsa skizofrenia kuron … Gilles Deleuze dhe Felix Guattari referojne mbi edipalizmin dhe analizat edipalizuese dhe mënyrat (neurozat) e jetesës.Ata japin Anit-edipin që vjen si një sekuencë e një ngjarje tjetër si një sulm kundër Krishterizmit – Antikrishti; Anti-edipi fillon me atë që psikoanaliza ishte në fillim. Akoma është dhe do të jëtë e mire-ndërtuar, një njeri i cili vrapon pas sigurisë së tij, sidomos në mendjën e tij – është një njëri i cili humb natyralitetin e tij dhë kërkon artificialitetin i cili do ti largonte dhimbjen, problemet … –pa dhimbje, pa probleme-  kjo ëndrra e çdo neurotiku për një ekzistence të qetë dhe të lirë. Deleuze dhe Guattari demonstrojnë se instikti (therje e brendshme) është i bazuar te dëshira e cila duhet të udhëhiqet, dëshira për të patur dike tjetër në atë mënyrë për të legjitimuar jetën tënde. Këto dëshira kanë sjellë në fokus psh: Hitler, Mussolini dhe fashizmi (fascismo – duaj nga fashion shkopinjëve të lidhur tok bashkë me sëpatën) një dëshirë e tillë e cila nuk resht së pushuari apo ekzistuari. Edipi është si një Zot, babai është si në Zot, problematika nuk është që skizoanalisti ta zgjidhë, nuk ka për qëllim të zgjidhë më mirë se psikoanalisti, qëllimi i tij është të de-edipalizoje të pandërgjegjshmën në rend që të arrijë të problemet reale. Çdo gjë ka vendin e vet nëse Edipi vet ka dy pole – njëri karakterizon figurat imagjinarë të cilat e drejtojnë vetëvetën në një proçes identifikimi dhe poli tjetër karakterizohet nga funksione simbolike të cilat e drejtojnë vetëvetën në një proçes diferencimi, mirëpo në çdo rast edipalizohemi, nëse nuk e kemi në formë të krizës, do ta kemi në formë të strukturës…e tëra kalon të tjetra dhe përsëri proçesi fillon nga e para. “është e vështirë dhe surprizë të dish së Edipi si një strukture konkordon më trinitetin e krishterte” mirëpo trekëndëshi dhe hidhet poshtë duke u hapur më formulën (3+1, por 4+n)(Gilles Deleuze and Felix Guattari –AntiOedipus) gjatë raporti familje shoqëri; babi, nëna dhe vetja janë të bashkëngjitur me elementë politike dhe historike – ushtari, tetari, bashkepunuesi, radikali, dizertori, shefi, gruaja e shefit të cilat të tëra këto thyejnë trekendëshin dhe bien në kompleksin e familjes , ku pak apo shumë familja asnjeherë nuk është një mikrokozmos në sensin e një figure autonome, nga natyra familja është ecentrike. – njeriu në momentin që pranon që ekziston hyjnorja  atëhere ai pranon ekzistencen e Tjetrin në rendin e gjërave – Si gjendje sociale jemi në një kontratë të madhe sociale që duhet tu bindemi rregullave dhe duhet ti thyejme ato nëse nuk arrimë të përshtatemi sepse nga një kontratë sociale kapërcejme te një kontrate tjetër sociale. Këtë më së miri e realizon “Equilibrium’ – (Kurt Ëimmer) një film i profilit fantashkencë, në një të ardhme fashiste të gjitha format e  ndjenjes (feeling) janë të ndaluara dhe të ndëshkuara me ligj – ku me forcën e një njeriu katapulton dhe tregon natyrën njerëzore që  ekziston domosdoshmëria për të ndier, pa harruar që në “American Psycho” – (Mary Harron – Bret Easton Ellis) çdonjëri nga ne mund të jemi një serial-killer mirëpo njëkohësisht gjithashtu të suksesshmëm në jetë. Të jesh i tilllë, të ndryshosh sistemin, të bësh për sistemin sëpari duhet ti bindesh atij sistemi për të arritur bërthamen e luhatshme te tij. Relativiteti njekohësisht është konstant dhe variabël – Rc + Rv – të vrasim Babain – sikurse të vrasim Zotin duke vënë veten në egoizëm absolut duke u konsiliduar me atë që është embrioni i materializmit historik ”Dashuria për jetën,interesi,egoizmi) …”nuk ka vetëm egoizëm të vetmuar ose individual, por ka edhe egoizëm shoqëror, egoizëm familjar, korporativ, të komunës, egoizëm patriotic”.(Fletore Filozofike fq-70) Kompleksiviteti i egoizmit të mahnitë dhe të zgjohemi nga kjo mahnitje.

Comments

comments