Vritet edhe një shqiptar në Siri

0

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se është vrarë në Siri, Betim Ibrahimaj.

Ai është personi i dytë nga Kosova që është vrarë javët e fundit në këtë vend.

Deri më tash në Siri kanë vdekur apo janë vrarë, 76 shtetas të Kosovës.

Ibrahimaj nga komuna e Istogut, ishte i akuzuar në rastin e njohur si, “Liqeni i Badovcit”, por që kishte arritur të arratisej nga Kosova.

Komentet

komentet