Vritet zëvendës udhëheqësi i talibanëve pakistanezë

0

Talibanët pakistanezë thanë se zëvendës udhëheqësi i grupit, Khaid Mehsud, është vrarë në një sulm të telekomanduar të Shteteve të Bashkuara.

Mehsud ka qenë zëvendës udhëheqës i grupit Tehrik-e Taliban Pakistan – fraksioni kryesor i talibanëve islamistë pakistanezë.

Ai është vrarë në një sulm të enjten, në Vaziristanin Verior, pranë kufirit me Afganistanin, tha përmes një deklarate grupi militant.

Tehrik-e Taliban Pakistan është fajësuar për dhjetëra sulme vetëvrasëse dhe të tjera.

Në muajin dhjetor, persona të armatosur nga ky grup kanë sulmuar një kolegj në qytetin Peshauar, duke vrarë së paku 9 veta dhe plagosur 36 të tjerë.