Vuçiç për kryeministrin e Kosovës: Haradinaj është kriminel!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka lëshuar në mbrëmjen e së martës fjalë të rënda në drejtim të kryeministrit të ri të Kosovës, Ramush Haradinaj. Në një konferencë drejtuar kombit serb, por ku u është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve, Vuçiç e ka quajtur “kriminel”, shefin e ri të ekzekutivit kosovar.

Teksa ka folur për hyrjen e Listës Srpska në Qeverinë e Kosovës, Vuçiç ka thënë se ajo nuk ka pasur alternativë tjetër.

Sipas tij, alternativa e Listës Srpska që t’i bashkohet Albin Kurtit është më e keqe, pasi ai dhe partia e tij angazhohen për bashkim me Shqipërinë.

Alternativë të dytë, ka thënë Vuçiç në konferencë, Srpska ka pasur mosmbështetjen e askujt.

Si alternativë e tretë ka qenë mbështetja e qeverisë së Haradinajt, ka thënë Presidenti serb, duke shtuar se Haradinaj është “kriminel” dhe “njeri për të cilin s’kemi mendim të mirë”.

Comments

comments