VW Golf GTI nga ABT Sportline [FOTO]

Kompania Gjermane për modifikimin e veturave ka përdorur magjinë e saj në këtë VW Golf GTI.

Aerodinamika ka pësuar shumë ndryshim në këtë model duke i dhënë forcë shtytëse dhe duke e bërë që të ngjitet më mirë në rrugë. Pasqyrat, pragjet si dhe mbrojtëset para dhe pas janë modifikuar sipas stilit të ABT duke i dhënë kështu një pamje të jashtëzakonshme.

Motori 2.0-litër me katër cilindra duket se nuk ka pësuar ndonjë ndryshim dhe mbetet ai standard i GTI.

Opsionet shtesë përfshijnë amortizimin me mundësi rregullimi të lartësisë në aksin e përparmë dhe atë të pasmë. Sa i përket rrotave, ato vijnë nga ato të madhësisë 18 deri në 20 inç.

Comments

comments