Kuvendi i Kosovës sot mblidhet në seancë të jashtëzakonshme

INA
INA

28/03/2024

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme.

Në orën 10:00 pritet që Kuvendi i Kosovës filloi seancën e jashtëzakonshme për themelimin e Komisionit hetimor parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe ndërmarrje publike qendrore.

Kjo seancë është thirrur nga PDK.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se qeveria Kurti ka keqpërdorur mbi 150 milionë euro taksa të qytetarëve përmes kontratave njëburimore.

“Pushteti i Albin Kurtit, vetëm në shtatë institucione, ka keqpërdorur mbi 150 milion euro taksa të qytetarëve përmes kontratave njëburimore që janë burim i korrupsionit. Ky skandal duhet dhe do të hetohet deri në fund. Jo vetëm këto kontrata por edhe miliona eurot e tjera, shpenzimi i të cilave është bërë në mënyrë të kundërligjshme”, ka thënë Tahiri.

Ndërkohë, nga ora 12:00, do të vazhdojë seanca plenare me pikat e papërfunduara nga seancat e 8, 14 dhe 22 shkurtit:

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-211 për Verëra,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-268 për shpronësimin e pronës së paluajtshme,

Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-275 për rrugët,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-278 për faturat e kulturave bujqësore dhe fletëmagazinave,

Votimi i Programit Kombëtar të Shkencës 2023/2028,

Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2022,

Shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2022,

Shqyrtimi i Projektrezolutës për vlerësimin e punës së Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2022,

Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.02/L-65 Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes,
Shqyrtimi i Rekomandimeve nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.2003/5 për farërat,

Shqyrtimi i Rekomandimeve nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.04/L-114 për pasurimin e miellit,

Shqyrtimi i Rekomandimeve për Raportin e auditimit të performancës “Të hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012 – 2021”.

II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 mars 2024:

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,

Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti,

Votimi i raundit të dytë për zgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptarë,

Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,

Shqyrtimi i Projektrezolutës për vlerësimin e punës së Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2022,

Shqyrtimi i Projektrezolutës për vlerësimin e punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2022.

III. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 14 mars 2024:

Votimi i Propozim-rezolutës për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti. /Reporteri.net/.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Kuvendi-Kosoves

Kuvendi i Kosovës sot mblidhet në seancë të jashtëzakonshme

basha lulzim

Basha: T’i japim Kosovës 50 milionë euro për sigurinë

IMG_0189

Kosovës iu hap rruga për t’u bërë pjesë në KiE, reagon kryeministri Kurti

Kurti OKB Keshilli i Sigurimit

Albin Kurti është lojtari kryesor i ndërkombëtarëve në Ballkan, ja kush e thotë? (VIDEO)

ejup maqedonci

Mësohet se kur arrijnë “Javelinët” në Kosovë

asambleja-kie-keshilli-i-evropes

​Sot shqyrtohet raporti për Kosovën në Këshill të Evropës

policia ambulanta kosove

Ky është 30-vjeçari që u ekzekutua mbrëmë në Prishtinë (FOTO)

nexhmedin spahiu

SHBA-ja apo Britania? Spahiu tregon kush janë aleat më të besuar për shqiptarët

enver petrovci

Flet Enver Petrovci: S’fola për UÇK-në, por për…

INFO

NA NDIQ