Takimi Xhaferi – Kocevski: Efikasiteti i institucioneve për zgjedhje të korrekte

ina-online
ina-online

28/03/2024

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka takuar Prokurorin Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lupço Kocevski. Takimi u realizua me kërkesë të Kryeministrit Xhaferi, në përputhje me kompetencën ligjore të Qeverisë për organizimin e zgjedhjeve të korrekte dhe demokratike.

Kryetari i Qeverisë, Xhaferi në takim, , theksoi përcaktimin e qartë të Qeverisë për zbatimin e zgjedhjeve që do të pasqyrojnë vullnetin e vërtetë të qytetarëve. Njëkohësisht, ai theksoi se aktivitetet e Qeverisë zhvillohen sipas kompetencave ligjore, dhe personalisht ai dhe përfaqësuesit e Qeverisë udhëhiqen nga një narrativë për një klimë pozitive në fushatën parazgjedhore.

Nga ana e prokurorit publik Kocevski, u përshëndet kjo nismë e Kryeministrit Xhaferi, që është në drejtim të koordinimit të aktiviteteve për zbatimin e suksesshëm të zgjedhjeve, me mbështetje të gjitha institucioneve që janë pjesë e këtij procesi dhe shprehu mbështetje të plotë për Kryeministrin në çdo fazë në drejtim të njohjes së indiceve të mundshme dhe parandalimit të veprave eventuale që janë në kundërshtim me zotimet për zbatimin e proceseve zgjedhore të ligjshme dhe korrekte.

Së bashku u konstatua se zgjedhjet e dyfishta në shtet janë të një rëndësie të jashtëzakonshme në kuadër të pritjeve për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimeve evropiane. Dhe në atë drejtim, u theksua roli i të gjitha institucioneve kompetente dhe nevoja për veprim efikas, me qëllim të zbatimit të proceseve zgjedhore korrekte dhe demokratike. U theksua pritshmëria nga të dyja palët, që të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje të shohin pjesën e tyre të përgjegjësisë dhe të kontribuojnë në nxitjen dhe ruajtjen e një atmosfere të konstruktivitetit.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

talat xhaferi

Takimi Xhaferi – Kocevski: Efikasiteti i institucioneve për zgjedhje të korrekte

Mickoski vmro platforma

BDI i reagon Mickoskit: Për fituesit në palën shqiptare vendosin vetëm votuesit shqiptarë dhe jo Kremlini

Philip Reeker

Reeker: NATO është siguri dhe stabilitet dhe BE-ja mund të sigurojë prosperitet në Maqedoni

Pançe Toshkovski

Vrasja e mjekut, Toshkovski: Kemi persona të dyshuar, deri tani janë ndaluar dy persona

ali ahmeti kurto. dudush

Unioni i Romëve edhe zyrtarisht sot bëhet pjesë e “Frontit Europian”

Bujar Osmani

Bujar Osmani pret që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës në prill

Moti_26-780x470-1

Parashikimi i motit për sot

policia-mk

Bastisje për vrasjen e mjekut në Shkup, arrestohet dy persona

Vlen Tearce

VLEN hap shtabin në komunën e Tearcës, Kasami: Ndryshim ska kush që e ndal (FOTO)

INFO

NA NDIQ