Kuleba: Maqedonia e Veriut na ka ndihmuar shumë

INA
INA

28/03/2024

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se Maqedonia e Veriut është mik i mirë i Ukrainës dhe ka bërë shumë për ta ndihmuar vendin e tij.

Siç raporton “Zëri i Amerikës”, Kuleba e tha këtë në përgjigje të pyetjes së një gazetari në një konferencë online me mediat e huaja. “Në tre vitet e fundit keni bërë shumë. Në krahasim me aftësitë tuaja, ju vërtet bëtë shumë për të na ndihmuar, ashtu siç ju ndihmuam ne në vitet 90”, tha kreu i diplomacisë ukrainase.

Kuleba theksoi se sondazhet në vende të ndryshme perëndimore tregojnë se njerëzit mbështesin qeverinë ukrainase, por se në javët dhe muajt e ardhshëm sigurisht që do të ketë një rritje të propagandës ruse.

Sipas tij, Rusia do të përpiqet të akuzojë Ukrainën për krime në mënyrë që ta diskreditojë atë dhe të zvogëlojë mbështetjen që gëzon. “Prandaj duhet të jemi vigjilentë, duhet të rezistojmë. Shembulli më i fundit është, natyrisht, përpjekja e Rusisë për të implikuar Ukrainën ose për të akuzuar Ukrainën për përfshirje në të shtënat në sallën e koncerteve në Moskë. Këto deklarata janë të rreme dhe absurde. Ne nuk luftojmë për veten kështu.

Krimet kundër civilëve janë një praktikë ruse, siç e kemi parë në vitet e fundit të agresionit rus kundër Ukrainës, por, po, ata do të përpiqen të bëjnë gjithçka për të diskredituar Ukrainën”, tha Kuleba.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kuleba

Kuleba: Maqedonia e Veriut na ka ndihmuar shumë

Moti_26-780x470-1

Vjen një valë e nxehtë në Maqedoni – Temperaturat do të rriten drastikisht deri në 30 gradë

kuvendi talat xhaferi

Në Kuvend mbledhja e re e fundit e kësaj përbërje parlamentare, në rend dite Deklarata për përvjetorin e NATO-s

IMG_0189

Kosovës iu hap rruga për t’u bërë pjesë në KiE, reagon kryeministri Kurti

policia-mk

Bastisje për vrasjen e mjekut në Shkup, arrestohet dy persona

Ali Ahmeti Ziadin Sela

Arrihet marrëveshja Ahmeti-Sela, ASH me 5 mandate të sigurta

Ambasada-gjermane-Maqedoni

Kujdes, në Maqedoninë e Veriut ka ndryshime gjatë aplikimit për vizë pune për Gjermani!

dejvid daviv gir geer

Geer: Nuk janë të sakta pretendimet se Maqedonia e Veriut asnjëherë s’mund të bëhet anëtare e BE-së

lsdm koalicioni

LSDM zyrtarizoi “Koalicionin për të Ardhmen Evropiane”

INFO

NA NDIQ