Dimitrovska: Vetëm 25 përqind e institucioneve kanë dorëzuar të dhënat për veturat zyrtare

INA
INA

19/03/2024

Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) bëri të ditur se vetëm 300 institucione, nga gjithsej 1500 kanë dorëzuar të dhëna për automjetet zyrtare që përdorin.

Tatjana Dimitrovska, në një intervistë për RTMV-në, theksoi se ka dobësi në Kodin Zgjedhor, i cili parasheh procedurë kundërvajtëse, por nuk parasheh sanksion.

Sipas kompetencave të rregulluara me Kodin Zgjedhor, Dimitrovska ka sqaruar se KSHPK-ja është kompetente për të mbajtur regjistrin e automjeteve zyrtare, i cili përmban të dhëna për institucionin që i përdor, numrin dhe targat e veturës.

“Përbërja e re e KSHPK-së vendosi bashkëpunim me MPB-në dhe kërkoi që 1500 institucione shtetërore të japin të dhëna për automjetet zyrtare që përdorin. Numri që kemi siguruar është rreth 1500 institucioneve shtetërore, të cilat kanë afro 12000 automjete zyrtare”.

“Nga 24 shkurti, të gjitha institucionet kanë pasur obligim që t’i dorëzojnë këto të dhëna, sipas të cilave KSHPK-ja ka të drejtë në afat prej 15 ditësh të iniciojë procedurë penale pranë organit kompetent për ato institucione që nuk i kanë dorëzuar të dhënat”, tha Dimitrovska.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vetura zyrtare qeveritare maqedoni

Dimitrovska: Vetëm 25 përqind e institucioneve kanë dorëzuar të dhënat për veturat zyrtare

helikopter

Blerja e helikopterëve për ARM-në në shënjestër të Antikorrupsionit

wizz air shkup

Wizzair shkurton numrin e fluturimeve në Ballkan, Shkupi humbësi më i madh

vmro-dpmne

VMRO-DPMNE: Jakimovski duhej të bënte konflikte politike që të shpëtojë nga proceset gjyqësore

stevce jakimovski

Jakimovski pasi u vendos në “listën e zezë”: Ma bëjnë njëjtë siç ia bëjnë Trumpit, kjo është ndërhyrje në procesin zgjedhor

moti-1

Ky është parashikimi i motit për sot

blerim bexheti

Blerim Bexheti: BDI do të fitojë mbi 21 deputetë

FB_IMG_1710801330772

Mexhiti: Rinia sonte njëzëri tha ndryshimi VLEN!

bdi kryesia

Bekteshi: Në këto zgjedhje BDI e vetme i merr 17-18 deputetë, me koalicion jemi me mbi 20 deputetë

INFO

NA NDIQ