Xhavit Haliti trondit opinionin: A.A. më ka përgatitur atentat (Video)

Xhavit Haliti trondit opinionin: A.A. më ka përgatitur atentat (Video)

Anëtari i PDK-së Xhavit Haliti në emisionin Zona B, kishte përmendur disa njerëz me iniciale që kanë qenë të porositur ta vrisnin.

Në emisioni ai kishte përmendur edhe inicialet A.A, duke thënë se ishte shok i Ilir Konushefcit, që kishte planifikuar ta vriste Halitin.

Mirëpo Avni Ajeti, bashkëluftëtar i Zahir Pajzatit dhe Ilir Konushefcit i është përgjigjur Halitit përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ajeti ka thënë se Haliti është një mashtrues ordiner që nuk ka marr pjesë në luftën e UÇK-së, por ka penguar atë.

Ajetit shkruan se Haliti është pasuruar në emër të luftës, dhe sipas tij, ai është duke parë ëndrra se ka tentuar ta vriste.

Ky është postimi i plotë i Ajetit në Facebook:

Zona B Xhavit Haliti
22 .12 .2015

Ku thuhet se me vitin 2000 A. A gjoja se paskan deshtë te hakmerren për shokun Ilir Konushevci .

Une A.A e kam dëgjuar me vëmendje intervistën e Xh .Halitit pasi me treguan shumë shoke e njerëz.

Duke e analizuar intervistën më pastaj del se Xh. H me etiketon mua Avni Ajetin sepse ne komunën e Podujevës Ilir Konushefci bashkëluftëtar tjerë me iniciale A.A nuk ka pasur .

Nëse unë A .A i kundërvihem Xh H se nëse vërtetë ka menduar dhe ka bindjen se unë kam tentuar që ta likuidojë ai sheh ëndrra me sy qel dhe ka aq shumë frikë nga ngjarja e Ilir Konushefcit.

Se Xh .H është një mashtrues ordiner i pakrahasueshëm dhe se ka qenë dhe është i lidhur me shërbime sekrete të huaja, ketë e pohon edhe vet dhe ngjarjet e me hershme ne Shqipëri: pengesat gjatë furnizimit me Armatim gjatë kohës se luftës .

Një mashtrues ordiner qe me së paku i ka dhënë luftës , dhe me se shumti i ka marre asaj është vet Xh H.

Me një biografi aq te erret sa qe ka tregtuar edhe me prostitucion, nuk është e çuditshme e qe edhe skenën politike Kosovare e ka be lëmshe të pa zgjidhur .

Dhe këtij ordineri te paskrupullte unë i them se A. A deri me çlirim e kam mbajture pushkën ne dore vetëm kundër shkaut , por qe t’i paske qenë më shka se shkau atëherë se paskam ditur fatkeqësisht.

Shokët e mi të ngushtë kanë qenë komandant e tani heroi e ti sot me thurje e ndërthurje je një palaço qe të urren populli sepse je pasuruar me djersen e tij.

Unë A . A do të vdes me lavdin luftës , ajo lavdi qe me ka formësuar si komandant betejave dhe ashtu do të mbetem, e jo si ti skutave te Tiranes e shtëpive publike te Zvicrës o ti bubrrec i përhershëm para veprave te mia.