Xhevat Limani me Skënderbeun pushton skenat teatrore të Europws

Teatri shqiptar në Amerikë me projektin teatror “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ” vazhdon turin reprezentues artistik nëpër Evropë.

Perdja u hap në Teatrin e Zagrebit në praninë e artdashësve të shkëlqyer si dhe gazetarëve e kritikëve teatrorë. Mes tyre bie në sy shkrimi i kritikes Slavica Sharoviç e cila mes tjerash shkruan:  “Xhevat Limani e ringjalli Skënderbeun në skenë më një aktrim briljant dhe mjeshtri artistike i paparë edhe në skenat kroate. Publiku kroat ka humbur shumë që nuk e shijoi këtë perlë teatrore të sojit të rrallë. Në këtë realizim fantazmagorik i ndihmoi edhe sopranoja Era Hoxha me tingullin e saj kristalor që performancën e shpiente drejt kulmeve dhe perfekcionit artistik”. Organizimi i shkëlqyer i atdhetarit, intelektualit dhe kryetarit të pakicave shqiptare në qytetin e Zagrebit z Shuip Ziberi ishte i nivelit properëndimor, për realizimin e këtij projekti madhor të kryeheroit kombëtar shqiptar Skënderbeu..

Rrugëtimi i këtij projekti nëpër Europë, nga Zagrebi vazhdoi drejtë Vienës, në qytetin e klasikëve të artit ku “pushojnë” edhe armët e kryetrimit dhe Përkrenarja e Skënderbeut, ku si nikoqir u përkujdesën zonja Drita Cacaj një personalitet tejet i veçantë, Safet Murati regjisor dhe Shpresa Kameraj. Shfaqja u duartrokit gjatë nga publiku artdashës të cilën aktori Xhevat Limani ia dedikoi Apologjetit të çështjes shqiptare vrarë nga sigurimi sekret sllavomaqedonas dhe mercenarët shqiptarë,  z. Naser Hani i cili ishte një flamurtar i pashoq në luftën e shqiptarëve për liri dhe Pavarësi.

Në vazhdim të turneut, shfaqja  flakërojë shqipërisht në Luzern nën organizimin e atdhetarit, luftëtarit, shkrimtarit dhe veprimtarit apologjet Agim Sylejmani., ndërsa, sonte,  Skënderbeu do të ligjërojë në qytetit e Gjenevës ku kohë mē parë vendosej fati i kombeve për liri dhe Pavarësi, nën tutelën e Intelektuales dhe veprimtares znj.Albana Krasniqi si dhe piktorit e poetit z Gani Bytyqi.

Perdja që u hap në Zagreb të Kroacisë, do të përmbyllet në Paris ku pritet të marrë pjesë mecena e artit shqiptar në kryeqytetin e artit dhe të kulturës evropjane më 16 prill në ora 19.00, në “Theatre Montorgueil”, 5, Rue Du Sentier në Paris..

Vlen të theksohet, se pos artëdashësve të privilegjuar që patë rastin ta shijojnë këtë project, edhe vet Ansambli dhe stafi ndjehen mirë, të lumtur dhe krenarë për këtë mision artistik e kombëtar në zemër të Evropës.

Comments

comments