Xhezair Shaqiri mesazh Ahmetit, Selës, Thaçit, Memedit e Ostrenit: Mos i ndërseni zagarët kundër meje

Xhezair Shaqiri alias ish-komandant Hoxha i UÇK-së përmes një thirrje publike drejtuar liderëve të partive politike që siç shkruan të ndalin fushatën dhe fyerjet në adresë të tij nga aktivistët partiak, informon INA.

“—Kam një mesazh për Ali Ahmetin, Zijadin Selën, Bilall Kasamin, Mendu Thaçin, Vesel Memedin, Gzim Ostrenin dhe tjerë: Mos i ndërseni qentë e juaj me comente shpifëse ndaj meje, se pasha Allahun ju do e paguani. As nëpër Restorante nuk do të jeni të qetë, që asnjë zagar i juaji nuk do ju mund me ju mbrojtë.

-Këtu jam une tani, e keni pa tjetër të mësuhu që jam KËTU. Ju vazhdoni kokëulur me zagarët e juaj të diciplinohuni. Nuk dal mo në mal, për qejfin e juaj, qe ju të jeni rahat.

-Ju vendosni, nëse ndiheni fajtor mos ejani të më vizitoni. Nuk ua jap më atë luks të më dëmtoni. Vazhdoni te luani me popullin e shkretë, por te unë më SHTSHTSHTSHT..”,  ka porositur Shaqiri.

Ditëve të fundit portale të ndryshme kanë përdorur fushatë ndaj Shaqirit, i cili pas disa viteve zbriti në Shkup nga Malësia e Karadakut, pas garancive të dhëna nga siç ka theksuar Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM dhe Zoran Zaev. Ai ka përmendur se kush ka qenë nismëtar për zbritjen e tij në Shkup pas strehimit disavjeçar në Tanushë. (INA)

Comments

comments