Ymer Ymeri zgjidhet kryetar i Kuvendit të Odës së Farmacistëve të Maqedonisë

Ymer Ymeri zgjidhet kryetar i Kuvendit të Odës së Farmacistëve të Maqedonisë

Mr. Ymer Ymeri, farmacist i diplomuar, është zghedhur në krye të Kuvendit të Odës së Farmacistëve të Maqedonisë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Në këtë Odë, janë të përfshirë rreth 2.500 farmacist nga mbarë Maqedonia, të cilët pas zgjedhjeve në nivele lokale, dhe zgjedhjen e 50 delegatëve të Kuvendit të Odës së Farmacistëve, ku janë edhe 13 shqiptar, në Kuvendin e Odës së Farmacistëve të Maqedonisë, të mbajtur në Shkup, për kryetar të Odës së Farmacistëve është zgjedhur, farmacisti i diplomuar nga Struga, Mr.Ymer Ymeri.

Oda e farnmacistëve merret ekskluzivisht me aspektin professional të farmacistëve, licencimin e farmacistëve dhe farmacive në bazë të rregullativës ligjore në fushën e shëndetësisë, ndjekjen e sesioneve, seminarëve, konferencave dhe kongreseve të farmacistëve, për avansimin dhe ngritjen profesionale. Poashtu në kuadër të Odës së Farmacistëve të Maqedonisë vepron edhe këshilli etik.

Mr. Ymer Ymeri është pjesëmarrës në shumë konferenca kombëtare e ndërkombëtare të farmacistëve duke u prezantuar edhe me punime shkencore nga fusha e farmacisë, që janë mirëpritur nga pjesëmarrësit dhe organizatorët e konferencave profesionale. (INA)