Ymeri tregon arsyet përse VV-ja nuk bashkëpunoi me LDK-në

Ymeri tregon arsyet përse VV-ja nuk bashkëpunoi me LDK-në

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka konfirmuar se gjatë dy ditëve të fundit, kanë pasur shumë kërkesa për marrëveshje me LDK-në, por sipas tij kjo parti nuk ishte e interesuar që të luftonte kundër klanit “Pronto”.

Sipas Ymerit, drejtuesit e LDK-së ishin të interesuar që të arrinin një marrëveshje, me të cilën VV-ja dhe LDK-ja nuk do ta sulmonin njëra-tjetrën, raporton Koha.net.

“Për një kohë, brenda një afati dy ditor kemi pasur kërkesa publike dhe private që të kemi marrëveshje. Po ta kishim hallin te largimi i klanit Pronto do të kishte mundësi për marrëveshje. Ata ishin të interesuar se si të mos e sulmojmë njëri-tjetrin. Ata ishin të interesuar që të ruhet LDK-ja dhe jo Kosova”, ka thënë Ymeri.

“Pas zgjedhjeve do të kemi një realitet politik. VV-ja është subjekti i vetëm që ka gjasa dhe programin për të ndryshuar Kosovën. Ata ishin të interesuar që të kemi një marrëveshje të tillë, por për ne është e rëndësishme që politika e deritashme të ndëshkohet me vota”, ka thënë veç të tjerash Ymeri.