Zaev: Jemi duke i analizuar përgjigjet e BDI-së (Video)

Zaev: Jemi duke i analizuar përgjigjet e BDI-së (Video)

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ka bërë të ditur se BDI-ja i ka kthyer përgjigje në lidhje me letrën për mundësinë e koalicionit. Përgjigjet janë kthyer mbrëmë vonë, ndërkaq bën të ditur se do të shqyrtohen materialet e BDI-së.

”Për ne është gjithçka e pranueshme që është në kuadër të Kushtetutës dhe e gjithë ajo që paraqet përdorim praktik për qytetarët e bashkësisë etnike shqiptare, duke patur parasysh aspektin e nevojave të qytetarëve të bashkësive tjera etnike. Këto dy korniza duhet të kenë bazë kushtetuese. Besoj se do të arrijmë të gjejmë zgjidhje”, përgjigjet Zaev para gazetarëve.