Zaev: Maqedonia duhet të hapë kapitull të ri, që do të sjell jetë për të gjithë

Maqedonia duhet të hapë kapitull të ri, që do të sjell jetë për të gjithë qytetarët, të ketë rroga më të mëdha, të sigurohet punë për të rinjtë, por edhe të ketë jetë në teatro, të jenë tribunat dhe sallat sportive e plota, porositi sonte lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në tubimin e koalicionit “Për jetë në Maqedoni” në Radovish.

Ai potencoi se pret fitore të madhe në Radovish.

“Ejani së bashku t’i përfundojmë ndryshimet, edhe pse në Radovish është gjithçka qartë, por duhet punën ta kryejmë deri në fund. Maqedonia ynë hapi kapitull të ri. Gruevski me të vërtetë është kohë e kryer e kaluar dhe kjo nuk kthehet”, tha Zaev në tubimin, ku u prezantuan kandidati për kryetar komune i LSDM-së për komunën e Radovishit, Gerasim Konzullov dhe kandidatët për listë të këshilltarëve.

Ai paralajmëroi përkrahje më të madhe nga pushteti qendror për projekte kapitale, të cilat janë në programin e kandidatit për kryetar komune të LSDM-së.

Comments

comments