Zaev në Prilep: Qeveria ka plan për zhvillim ekonomik

LSDM-ja mbajti tubimin e radhës në Prilep. Socialdemokratët kërkojnë mandat në këtë komunë për siç shprehen, zhvillimin e ekonomisë, krijimin e vendeve të reja të punë dhe urbanizimin e qytetit. Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev duke folur për projektet e parapara për qytetin e Prilepit theksoi se Qeveria ka plan për zhvillim të barabartë të njësive lokale, ndarjen e 1 përqindëshit të Prodhimit Bruto Vendor për Komunat dhe inkuadrimin e shtëpive të shëndetit në kuadër të Komunave me qëllim rritjen e buxhetit Komunal.

12 vite kam udhëhequr komunë dhe e di mirë se sa janë të rëndësishme komunat për qytetarët. Shumë janë të rëndësishme dhe ambienti qeveritar referon që të vazhdohet me decentralizimin, t’i lëshojmë investimet dhe harxhimet kapitale në nivel lokal, të përmirësojmë zhvillimin rajonal dhe deri në fund të mandatit të arrijmë deri në 1 përqind nga BPV, që nënkupton 100 milion euro, t’i ndajmë për zhvillim të barabartë të komunave. Kemi qëllim që kujdesi social të inkuadrohet nëpër Komuna dhe shtëpitë e shëndetit të inkuadrohen në nivele komunale që t’i forcojmë komunat – deklaroi Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.

Comments

comments