Zaev: S’ka shanse qe Gruevski te jete ne Qeveri

Nuk mundet për ne të jetë e pranueshme një njeri i cili ka qenë bartës i regjimit dhe që shkaktoi krizën, i cili përgjonte dhjetëra mijëra qytetarë, burgoste gazetarë, opozitarë dhe njerëz tjerë të pafajshëm, i dyshuar për kriminalitet financiar, në Maqedoni të jetë zgjidhje për krizën. Ai duhet të jetë i gatshëm të kalojë në opozitë.

Pas vetes kemi 67 deputetë, ku qëndrojnë prapa 700 mijë vota. Tani pason vetëm dorëzim demokratik i pushtetit dhe asgjë tjetër. Këtë e tha sot lideri socialdemokrat Zoran Zaev në intervistën për Al Jazeera.

“Vetëm programi i qeverisë së re është zgjidhje. Mbetemi në institucione, duhet të formohet qeveri e re dhe VMRO-DPMNE duhet të shkojë në opozitë…”, ka thënë Zaev.

 

 

 

Comments

comments