Zaev thellon bashkëpunim me Bullgarinë dhe Shqipërinë, Serbia në ankth

Politika e jashtme e Maqedonisë ka filluar të ndryshoj në mënyrë drastike ndaj fqinjëve, njofton agjencia e lajmeve INA.


Kryeministri i ri Zoran Zaev duke përdorir  teorinë e Ahmet Davotoglu mbi thellësinë strategjike “Strategic depth” ka filluar një nga një të përmirësoj raportet me të gjitha vendeve fqinje.

Një kthesë radikale vërehet në raport me Shqipërinë dhe Bullgarinë, dy vende mike të Maqedoni, por që regjimi i kaluar nuk shprehte interesim bashkëpunimi duke shikuar thellimin e raporteve me Beogradin e Moskën.

Edhe pa u bërë 100 ditë, Qeveria Zaev realizon dy vizita në Shqipëri dhe firmosë një marrëveshje të fqinjësisë së mirë me Bullgarinë.

Qeveria e re paralajmëron përmirësim të raporteve edhe Greqinë dhe Serbinë, por pati nja lajthitje në raportë me Kosovën.

Duke dashur të ruaj ekuilbrin ai bëri një deklaratë të pa matur duke theksuar se qeveria e tij me shqiptarët do të mbajnë qëndrim neutral ndaj Kosovës.

Deklaratat e tij erdhën nga presioni i diplomacisë serbe, të cilët hapur janë deklaruar se do ta shqyrtojnë njohjen e Maqedonisë me emrin kushtetues.

Ish-ambasadori Nanu Ruzhin, pati deklaruar se pavarësisht që Maqedonia si shtet gjendet në një pozitë shumë delikate që duhet të zgjedh mes dy fqinjëve.

Megjithatë, nënvizon ai, Shkupi nuk guxon në asnjë mënyrë të provokojë me qëndrimet e saj interesat që përfaqësohen nga Uashingtoni dhe Brukseli, madje edhe nëse duhet të paguaj çmimin që Serbia të tërheq vendimin për të njohur Maqedoninë me emrin e saj Kushtetues.

Ndërkohë, lidhur me transformimin e politikës së jashtme të Maqedonisë, analisti Nexhmedin Spahiu thekson  për agjencinë e lajmeve INA se, LSDM-ja e Zaevit ka ndryshuar kursin ndaj shqiptarëve.

“Edhe LSDM edhe VMRO kanë ndryshuar  rrënjësisht me ndryshimin e lidershipit të tyre. VMRO me shkuarjen e Georgievskit dhe ardhjen e Grujevskit, nga parti probullgare është bërë proserbe, kurse LSDM me ardhjen e Zoran Zaevit, ka bërë kthesën e kundërt. Kjo e shpjegon edhe qëndrimin e tyre ndaj shiptarëve pasi bullgarët janë aleatë tradicionalë të shqiptarëve. Bullgaria është vendi i parë ortodoks që ka njohur Kosovën. Kjo tregon për qëndrimin bullgar”, thekson ai. (INA)

 

Comments

comments