Zaevi po mban pezull BESËN, taktizimet po shtojnë nervat?!

0

Kryeministri Zoran Zaev tashmë dy muaj po kalkulon dhe taktizon lidhur me zgjerjimin e koalicionit qeveritar. Ai më parë kishte theksuar se fundi i marsit do të definojë gjithcka, ndërsa tani ka theksuar se zgjerimi i maxhorancës do të mbyllet në fund të këtij muaji, ndërsa më pas do të bisedohet për resorët ministror dhe ndarjen e drejtorive të tjera.

Kryeministri Zaev theksoi sot se nga fundi i muajit do të dihet zgjerimi i koalicionit. Por nga ana tjetër, kjo situatë ende po e mban gjallë interesimin e Lëvizjes BESA të Afrim Gashit për tu bërë pjesë e koalicionit qeverisës.

“Disa herë e kemi thënë për opinionin se ajo që është parësore për ne si Lëvizje BESA është programi qeveritar dhe parimet  mbi të cilat do të ndërtohej bashkëqeverisja në Qeverinë e ardhëshme. Ndërsa, çështja e pozicioneve dhe gjërave të tjera teknike janë në plan të dytë. Andaj nuk përjashtohet edhe këto ditë të ketë bisedime të tilla, por të njejtat do të intensifikohen pas përfundimit të kësaj çështjeje”, theksoi Murtezani.

Ditë më parë nga Qeveria konfirmuan se tashmë ka marrëveshje me Partinë Demokratike Turke për koalicion dhe ata në njëfarë mënyre tashmë janë pjesë e koalicionit Qeverisës. (INA)