Zaevi, Qeveria dhe Rusia, tensione me Moskën

Qeveria e Republikës së Maqedonisë përmes kumtesës thekson se kryeministri Zoran Zaev në intervistë për mediumin malazez në asnjë moment nuk i ndërlidhë thëniet për likuidim ndaj tij në çfarëdo realcioni me Federatën ruse.

“Deklarata e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për mediumin malazez bazohet në përvojat nga rajoni dhe reagimet e Federatës ruse gjatë anëatrësimit të vendeve të tjera nga rajoni në aleancën e NATO-s. Në intervistë për mediumin malazez, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, në asnjë moment nuk i ndërlidhë thëniet për likuidim ndaj tij në çfarëdo relacioni me Federatën ruse”, ceket në kumtesën e cila pasoi pas reagimit të Ambasadës ruse.

Qeveria thekson se seriozisht është e përkushtuar drejt ndërtimit të marrëdhënieve fqinjësore dhe bashkëpunimit me Federatën ruse në nivel parimor demokratik.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë mbetet plotësisht në angazhimet për realizim të synimeve tona euro-atlantike dhe nuk sheh konflikt të atyre angazhimeve me prëcaktimin për t’i mabjtur marrëdhëniet e mira edhe me Federatën ruse”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Reagimi rus

Moska Zyrtare përmes ka reaguar përmes ambasadës në SHkup ndaj intervistës së kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, për radion malazeze “Antena-M”, ku foli edhe për reagimet që do të vinin nga Rusia në rast se Maqedonia bëhet anëtare e NATO-s.

“Në Rusi gjithmonë i përcjellin me kujdes paraqitjet publike të funksionarëve të lartë të vendeve tjera, e posaçërisht ato që i tangojnë raportet me vendin tonë. Gjithsesi nuk mbeti e pavërejtur edhe intervista e paradokohshme e Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për radion malazeze “Antena-M” nga 5 nëntori i këtij viti. Me habi dhe brengosje theksojmë se në këtë intervistë, në kontekst të ngjarjeve të vitit të kaluar në Mal të Zi, shefi i qeverisë maqedonase, duke u thirrur në disa “raporte” dhe “analistë”, me dashje apo pa dashje, e paraqiti situatën në atë mënyrë se Federata Ruse gjoja qenka e përzier në tentime për “likuidim” dhe paska përgatitur aksione të tilla kundër vetë zotëri Zoran Zaevit. Kategorikisht deklarojmë se pohimet e tilla janë të pabaza dhe i konsiderojmë të palejueshme. Me keqardhje konstatojmë se ato e rrënojnë atmosferën e besimit mes dy vendeve tona, dhe shkaktojnë dëm ndaj bashkëpunimit të ndërsjellë shumëvjeçar dhe të dobishëm dhe janë në kundërshtim me përcaktimin e deklaruar nga ana e Shkupit për ndërtim të bashkëpunimit konstruktiv me Rusinë dhe dëshirën për zhvillim të marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve”, thuhet në reagimin e ambasadës ruse në Maqedoni.

Comments

comments