Zaevi sot ka një informacion të keq për Ali Ahmetin

Zaevi sot ka një informacion të keq për Ali Ahmetin

Në ora 12.00 në selinë e LSDM-së në Shkup ka filluar takimi mes përfaqësuesve të LSDM-së dhe BDI-së. Ashtu siç kemi raportuar edhe më herët gjatë takimit pritet të diskutohen modalitetet rreth formimit të qeverisë së re. Gazeta Lajm transmeton se Zaevi do t’i kumtojë Ali Ahmetit një lajm të keq, respektivisht do t’i dorëzojë një “listë të zezë” me emrat e funksionarëve të BDI-së, që janë të papranueshëm në kabinetin e ri qeveritar. Disa mediume maqedonase shkruajnë se në këtë listë të zezë jan edhe emrat e disa bashkëpunëtorëve shumë të afërt të kryetarit të BDI-së. Takimet e përfaqësuesve të shumicës parlamentare u intensifikuan menjëherë pasi kreu i LSDM-së Zoran Zaev, mori mandatin për formimin e qeverisë nga presidenti i shtetit Gjorge Ivanov.