Zbulimi që do shpëtojë botën nga uria

Ndoshta tingëllon çuditshëm, por shkencëtarët kanë krijuar proteinën bazë të ushqimeve nëpërmjet dioksidit të karbonit dhe elektricitetit.
Shkencëtarët shpresojnë që ky ushqim i pasur me proteina një ditë do të mund të përdoret në bordin e udhëtimeve hapësinore apo për të lehtësuar urinë në pjesën më të varfra të botës.

Ushqimi pluhur i cili është krijuar duke përdorur energji nga panelet diellore dhe dioksid karboni i lirë, mund të ushqejë dhe kafshët duke liruar kështu më shumë tokë bujqësore, transmeton tch.

Ushqimi krijohet në laborator duke përdor një sërë “reaktorë proteinash” me madhësinë e një filxhani kafeje, duke shtuar ujë, dioksid karboni dhe mikrobe në një bioreaktor të vogël.

Më pas ata i ekspozuan këto elemente në elektrolizë, procesi që ndan substancat komplekse duke përdorur elektricitetin. Ky proces i jep mundësi studiuesve të marin një sasi të vogël materiali solid i cili kishte një profil ushqimi që përputhej me atë të ushqimit bazë.

Comments

comments