Zbulohen lidhjet e presidentit grek me Serbinë/DOKUMENT

0

Presidenti grek, Prokopis Pavlopuolos, është vënë në qendër të vëmendjes ditët e fundit për deklaratat e tij të ashpra kundër Shqipërisë.

Kreu i shtetit grek ka përdorur një retorikë aspak të pranueshme në aspektin diplomatik ndryshe nga ç’i ka hije një presidenti.

Por duket se sjellja arrogante e Pavlopuolos nuk është krejt e rastësishme. Me anë të një vëzhgimi të shpejtë mund të vësh re se presidenti grek ka lidhje të forta me Serbinë dhe kjo justifikon fare mirë këtë retorikë agresive ndaj Shqipërisë.

Në faqen e tij në Wikipedia, është e shkruar se Prokopis Pavlopoulos është kumbari i David Davis dhe Alexander Davis, dy djemve të Katherine Karagjorgjeviç, Princeshës së Jugosllavisë.

Lidhjet e Pavlopuolos me Serbinë i bëjnë të qarta edhe qëndrimit e kreut të shtetit grek ndaj shqiptarëve, duke dalë madje edhe jashtë linjës së qëndrimeve zyrtare të qeverisë greke e duke lëshuar kërcënime. Në vend që të bëjë thirrje për maturi dhe dialog, Pavlopuolos po flet me gjuhën e një serbi, duke ngjallur urrejtje dhe përçarje mes dy vendeve tona.

Nuk mund të thuhet që janë të paqëllimta deklaratat e tij, në një kohë që deri dje presidenti grek kishte luajtur rol deri diku konstruktiv në marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa tani ka vendosur të çjerrë maskën dhe të tregojë fytyrën e tij të vërtetë.

 

Komentet

komentet