Zbulohet agjencia e prostitucionit, arrestohet bosi shqiptar që e menaxhonte (VIDEO)

Një 22-vjeçar shqiptar dhe një 28-vjeçare domenikane, janë arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia në Aquila, Itali, për shfrytëzim prostitucioni.

Arrestimet erdhën pasi ndaj tyre, gjykata ka miratuar dy kërkesa të prokurorisë për “arrest me burg”.

Masat e sigurisë personale, erdhën pas hetimeve të policisë së Aquila-s, pasi në një apartament në këtë zonë është raportuar një prezencë e madhe e njerëzve në çdo orë të ditës e natës.

Gjatë hetimeve të autoriteteve italiane, është zbuluar se dy të arrestuarit kishin ngritur “një agjenci të vërtetë prostitucioni”. Kështu lexohet në dokumentin e policisë italiane, ku shkruhet gjithashtu se ata ishin në gjendje tu siguronin vajzave dhe personave transgjinorë apartamentin për tu prostituuar kundrejt një pagese prej 40 euro në ditë. E përfshirë në këtë çmim, ofrohej gjithashtu edhe linja telefonike dhe adresa në internet, për të kontaktuar me klientët. Një tjetër shërbim i ofruar ishte mbrojtja fizike e prostitutave.

Detyra e vajzës domenikane, edhe ajo e organizimit, monitorimit dhe kontrollit të prostitutave në banesë, “duke inkurajuar prostitucionin dhe reklamuar performancën me klientët, si dhe të paralajmëronte prostitutat për praninë e policisë në afërsi të banesës”.

Gjatë operacionit në apartament, u sekuestruan telefona celularë, që përkonin me adresa të abinuara me adresa në internet që përdoreshin për aktivitetin e prostitucionit. U sekuestruan gjithashtu edhe 190 prezervativë.

Image

Sekuestros i është nënshtruar edhe apartamenti.

Comments

comments