Zbuloni si ndahet 40 milionshi bonus për Coutinhon, ja kur duhet të paguajë Barca

0

Barcelona do të derdhë në total 160 milionë euro për Coutinhon ku 40 milionë euro prej tyre do të jenë bonuse.

Por “The Guardian” së fundmi ka publikuar variablat e këtyre bonuseve.

120 milionë euro do të paguhen menjëherë si çmim bazik me 40 milionë euro të tjera në formë bonusesh nëse do të përmbushen kriteret e përcaktuara.

Liverpooli do të paguhet nga 5 milionë euro çdo herë kur Coutinho arrin 25 paraqitje derisa ai t’i bëj 100 të tilla, që është 20 milionë euro shtuar me shumën 120 milionë.

Pesë milionë të tjera do të paguhen nga Barcelona në rast se kualifikohet për Ligën e Kampionëve në dy sezonet e para dhe pesë miliona të tjera nëse Barcelona e fiton trofeun e Ligës së Kampionëve./albeu.com/