Zejd Rexhepi i Besës e ka “mbushur” pushkën! (Video)

 

Në kuadër të emisionit “Inbox Debativ”, Lajm.TV ka zhvilluar një intervistë me anëtarëin e kryesisë qendrore dhe sekretarin organizativ të Lëvizjes Besa, Skender Rexhepi –Zejd. Në këtë intervistë Rexhepi thotë se Lëvizja Besa është duke përgatitur një plan për dalje të vendit nga kriza e thellë politike dhe institucionale. Poashtu përgjigjet edhe në pyetjet nëse mendon se Lëvizja Besa dot përsërisë edhe në zgjedhjet lokale suksesin që shënoi në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit. Rexhepi flet edhe për “përçarjet” në Lëvizjen Besa, kurse përgjigjet edhe në pyetjen provokative: “A po e përçan Skender Rexhepi këtë lëvizje?”. Një nga pyetjet poashtu ishte nëse ai do të kandidohet në zgjedhjet e ardhshme lokale?

Pati edhe një pyetje thumbuese nëse e ka mbushur Skender Rexhepi pushkën, të cilën e mban mbi kokë në zyrën e tij? Përgjigjen në këtë pyetje mund ta përcillni në videon më poshtë, kurse intervistën e tij të plotë mund ta përcillni ditën e premte).

 

Comments

comments