Zejdi i shkruan aktivistëve të BESËS

BESA ËSHTË EMANET
Të dashur aktivistë…
Kaluam një fushatë të vrazhdë me plot kërcënime dhe shantazhe.
Por ju aktivistët e palodhshëm, ju jeni HERONJTË e këtyre zgjedhjeve.
Ju nuk u dorëzuat aspak dhe me një dinjitet të lartë njerëzor i bëtë ballë koalicionit të krimit.
Ju jeni dëshmitarë se ne për qytetarët e ofruam një program të begatshëm:
– për një jetë të re,
– për vendbanime me standarde europiane,
– për investime që do të siguronin punesime dhe
– për kulturë e arsim cilesor,
dhe gjithë këto i bëmë me betim para Zotit se këto gjëra edhe do ti realizojmë dhe do t’i rijmë besnik EMANETIT.
Beteja jonë vazhdon deri në plotësimin e këtij emaneti të dhënë dhe deri në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë të përvuajtur.
Prandaj sot me kryelartësi dhe faqebardhësi po ju drejtohem juve, aktivistëve tanë, HERONJVE të këtyre zgjedhjeve:
JU FALEMINDERIT,
SHIHEMI NË BETEJËN RADHËS DHE ZOTI QOFTË I KËNAQUR ME PUNËN TUAJ DHE TONËN.

Comments

comments