Zekaj më 9 maj në Kumanovë kishte hyrë në flakë për të shpëtuar dy pleq

Gjatë rrëfimit për ngjarjen e 8-9 majit në Lagjen e trimave të Kumanovës, Sami Ukshini- Sokoli ka rrëfyer edhe për një ngjarje mjaftë humane që u ngjan eprorëve, shkruan gazeta Lajm.

“Më 9 maj  Valdet Zekaj, në ndërkohë, më ka thënë se një shtëpie po i dilte flaka. Ai kishte parë dy të moshuar dhe më pyeti nëse do të mund të shkonte që t’i shpëtonte. Unë i kam dhënë leje dhe Zekaj i ka shpëtuar që të dy”, tha Sokoli.

Sokoli në detaje sot ka folur edhe rreth organizimit të grupit që po gjykohet, qëllimi i të cilëve nuk ka qenë terrorist ashtu sikur po u vihet në barrë.

Comments

comments