Zeqirija Ibrahimi: Mos na e zini diellin

Arsyeja pse jam kandiduar në komunën e Çairit është shtytja intelektuale dhe njerëzore për shkakun se erdhëm në dilemën Hamletiane që të shpërngulemi apo të bëjmë luftë në Çair. Kështu tha kandidati i Lëvizjes BESA në Çair, Zeqirija Ibrahimi, në debatin Click Plus në TV 21. Ai përmendi shembullin e Aleksandrit të Madh e pyeti Diogjenin se çfarë kërkon nga ai, ndërsa ky i fundit i tha se kërkesa e tij e vetme është që të mos ia zë diellin. Zeqirija Ibrahimi dhe se në vitet e kaluara, dielli u zu, duke shtuar se me ardhjen e tij në krye të Çairit, do të luftohet krimi dhe korrupsioni që ka karakterizuar në periudhën e kaluar këtë komunë.

Duke folur për menaxhimin financiar të komunës së Çairit, kandidati i Lëvizjes BESA Zeqirija Ibrahimi tha se sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, kjo komunë ka një borxh prej 2.3 milionë eurove. I pyetur se si do të shlyejë këtë borxh, Ibrahimi tha se pjesa më e madhe e tij do të shlyhet kur të konfiskohet pasuria e atyre që kanë vjedhur paratë. Zeqirija Ibrahimi gjithashtu tha se personat që kanë vjedhur në mënyra të ndryshme, do të përfundojnë në burg. Përpos kësaj, Ibrahimi u zotua edhe për menaxhim më të mirë me financat, duke thënë se kështu do të shlyhet borxhi i komunës në mandatin e tij. Në komunën e Çairit, jemi të përqendruar në zhvillimin e bizneseve të vogla duke ndihmuar hapjen e bizneseve të reja, gjithashtu edhe duke ndihmuar zhvillimin komercial të Çarshisë dhe qendrën tregtare “Mavrovasja”.

Comments

comments