Zgjedhjet e parakohëshme në Preshevë: Javën e ardhshme pritet vendimi i gjykatës administrative në Nish!?

0

Rezultatet definitive të zgjedhjeve të parakohëshme lokale në Komunën e Preshevës edhe pas dhjetë ditëve nuk janë konfirmuar. Vendimi i Komisionit komunal zgjedhorë për rivotim në 6 njësi zgjedhore është kundërshtuar nga Alternativa për Ndryshim dhe Lëvizja për Reforma e PDSH-së, ndërsa KKZ nuk ka marrur vendim ndaj kundërshtimit dhe dosjet janë dërguar në gjykatën administrative në Nish për të shqyrtuar rastin. Burime jo-zyrtare për presheva.com kanë njoftuar që në javën e ardhshme sipas gjitha gjasave gjykata administrative njësia në Nish, duhej të dalë me një vendim lidhur me rivotimin në 6 njësi zgjedhore.

Sipas zyrtarëve të APN-së, vonesat lidhur me shpalljen e rezultateve definitive vijn edhe përshkak të mos profesionalizmit të KKZ-së dhe tendencave të tyre për të manipuluar me zgjedhjet në këto vendvotime

Në zgjedhjet e parakohëshme lokole të mbajtura më 24 dhjetorë në Komunën e Preshevës janë kontestuar këto njësi zgjedhore: 2, 4, 5, 7, 8 në Preshevë dhe 16 në Caravajkë./presheva.com/

Komentet

komentet