Zhbllokohet autostrada Leskovc – Nish vetëm për vetura, dhe jo për kamionë...

Zhbllokohet autostrada Leskovc – Nish vetëm për vetura, dhe jo për kamionë dhe autobusë

Autoritetet serbe kanë informuar se kanë hapur autostradën nga Nishi deri në Leskovc, por edhe nga Leskovci deri në Beograd. Sipas Auto Moto Lidhjes së Serbisë, pjesa e autostradës Leksovc – Nish është e hapur vetëm për vetura, dhe jo për mjetet e rënda transportuese si kamionët, por edhe autobusët.

Në këtë aks rrugor u shkaktua kaos I madh sot gjatë orëve të paradites pas një aksidenti zinxhir që ndodhi në afërsi të Nishit, kur u aksidentuan mbi 45 makina. (INA)