ZIDANE MESAZH ISCOS: “KA LUAJTUR MË SHUMË SE VITIN E KALUAR”

0

Zidane nuk do që Isco të largohet nga Reali dhe ia ka dërguar mesazh se është shumë i rëndësishëm për ekipin e tij dhe se këtë e dëshmon fakti se ka luajtur më shumë minuta këtë sezon në krahasime me edicionin 2016/17.
Isco ishte lojtari kryesor i Los Blancos në fitoren 2-1 kundër Malagas, ku shënoi edhe gol, shkruan Gazeta Express.

Në këtë ndeshej munguan lojtarë si Modric, Bale, Marcelo, Kroos e shpëtimtari i Champions League, Cristiano Ronaldo – por aty ishte Isco që bëri diferencën.

“Ai gjithmonë ka qenë i rëndësishme, edhe pse e gjithë bota e mendojnë të kundërtën. Ka pasur më shumë minuta se vitin e kaluar”, u shpreh Zizu.

“Jam i lumtur për golin që shënoi, sepse kishte nevojë. Është i rëndësishëm, edhe pse mendoni se ndonjëherë kam diçka tjetër në kokën time”, iu drejtua Zizu gazetarëve. /Shenja/

Komentet

komentet