Zjarr në Podujevë e Prishtinë

Një stallë bagëtish është djegur në Podujevë, ndërsa në Prishtinë një veturë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Ballovc të Podujevës një qytetarë ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë stalla me ushqim bagëtish. Njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Po sipas policisë, në Rr. “Nazim Gafurri” në Prishtinë një person ka raportuar se në rrethana të panjohura i është përfshirë nga zjarri vetura Fiat me targa lokale.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.

Comments

comments