Zjarri shkrumbon picerinë në Çair

0

Në orët e mëngjesit të sotëm është djegur një lokal picash në qendrën tregtare “Çairçanja” në Shkup. Sipas raportit të policisë, zjarri ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjes dhe se është raportuar nga një dëshmitar që ka qenë kalimtar rasti, informon INA.

Në fikjen e zjarrit menjëherë kanë mbërritur ekipet zjarrfikëse, dhe se nga raporti në terren janë konstatuar vetëm dëme materiale. Ekipet policore kanë ndërmarrë masat për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimi të zjarrit. (INA)

Komentet

komentet