Zlatan Ibrahimovic e merr ofertën më të çuditshme në karrierë!

Sulmuesi kontrovers suedez, Zlatan Ibrahimovic, e ka marrë një ofertë që nuk e priste aspak.

Trajneri i Ternanas, Sandro Pochesci, e ka ftuar atë që të luajë për skuadrën nga Serie B. “Stili i tij i përshtatet skuadrës sonë dhe do të përshtatej shumë në ekipin tonë”, deklaroi Pochesci për “Sky Sport”.

Ibrahimovic është pjesë e Manchester United teksa së fundmi ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare. /arbresh.info/

Comments

comments