Zotërinj Politikanë urdhëroni në Shkollën verore për politikë “Ejup Berisha 2018”

0

Ejup Berisha

Gjatë kësaj vere e kamë ndërmend të organizoj Shkollë politike,kjo do ta mbaj emrin tim personal por dhe vulën time. Në të mund të marrin pjesë të gjithë qytetarët e interesuar për pjesmarrje që e duan politikën, por në radhë të pare i ftoj që të marrin pjesë politikanët aktual të pa shkolluar por edhe ata me shkollë që prej meje të mësojnë jo vetëm se çka është në të vërtetë politika por edhe se si duhet të zbatohet kjo në mënyrën e duhur. Me këtë rast unë atyre u premtoj se do të angazhohem me tërë potencialin dhe kapacitetin tim intelektual dhe shkencor me qëllim që politikanët ti mësoj se çfar në fakt paraqet politika. Këtyre dua tu shpjegoj se politika është aktivitet shoqëror dhe njerëzor që duhet të shërbejë për ndreqjen, rregullimin, zhvillimin, forcimin si dhe për përparimin e shoqerise dhe shtetit.Këtyre dua tua bëj me dije se politikën të cilën po e zbatojnë gjat gati dy dekadave të fundit mund interpretohet si gjithqka dhe shumqka tjetër por jo edhe të perceptohet si politikë. Flas për zbatimin e politikës së mirëfilltë atë që e ruan dinjitetin, subjektivitetetin si dhe personalitetin njerezorë. E jo për këtë të tashmen që po i dëmton dhe rrënon këto të fundit.Pra përsëris se politika që aktualisht po e zbatojnë politikanët e tanishëm është gjithqka por jo edhe politike. Të njëjtën mund ta quash tradhëti përcarje dhe shitje por jo edhe politikë të ruajtjes së unitetit, bashkimit dhe përparimit të dinjitetit dhe identitetit qytetar dhe kombëtar. Ju informoj se po u bënë pjesmarës në këtë shkollë faktorët kyq politik si Kryetari I Kuvendit të RM-së,Presidenti i Republikës si dhe Kryeministri i RM-së për këta kam paraparë program të veqantë special dhe shumë të përparuar mësimor për politikën.

Kryetarit të Kuvendit do ti mësoja një fakt shumë të rëndësishëm sa i përket aktivitetit ligjvënës dhe atij pa humbur kohë do ti sqaroja se duhet të përpiqet që atë ta zbatoj deri në fazën e fundit, sepse ky aktivitet nuk përfundon vetëmse me miratimin e ligjeve nga ana e Kuvendit, por se ai duhet të vazhdojë edhe me hyrjen në fuqi të ligjeve si dhe pastaj duhet vëzhguar edhe procesi i zbatimit të tyre nga ana e organit egzekutiv Qeverisë. Pra Kryesia e Kuvendit duhet të bëj përpjekje që të gjitha ligjet që i miraton organi më i lartë ligjvënës që të njëjtat të hyjnë edhe në fuqi por edhe të zbatohen. Kryetarit të Kuvendit do ti dëshmoja se një ligj që nuk hyn në fuqi nuk është ligj por mbetet vetëmse projekt ligj i inicuar dhe i papërfunduar deri në fund si procedure ligjvënëse siç është rasti i fundit me miratimin e Ligjit për Përparimin e përdorimit të gjuhëve të bashkësive të tjera etnike. Presidentit të Repunlikës dua ti tregoj se ai duhet ti respektojë të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë si dhe se i njëjti është i obliguar të punoj dhe të angazhohet politikisht në mënyrë të sincertë për realizimin e të mires së përgjithshme në shtet.

Gjithashtu Presidentit dua tia bëj me dije se duhet ti respektoj e çmoj ish bashkpunëtorët e tij e jo për raste më banale të njëjtët ti lërë të bredhin nëpër rrugë ndërsa ti amnistoj kriminelët më të mëdhej jo vetëm në shtet por edhe në rajon. Z.President nëse dëshiron që me të vërtetë zbatosh drejtësi atëher vepro drejtë dhe në mënyrë të barabartë me të gjithë njerëzit që i kanë shkelur Kushtetutën dhe ligjet në shtet. Pra Presidenti le të bëhet shumë më i ashpër me kriminelët e mëdhej e jo me njerëz që kanë bërë shkelje ligjore dhe delikte shumë të vogla dhe ky këta ti fus me një thes me Balenat shumë të mëdha të krimit në RM. Presidentit gjithashtu i themë që ta dekretojë ligjin për përdorimin e gjuhëve se është shumë i domosdoshëm dhe i rëndësishëm për barazinë gjuhsore të shqiptarëve në shtet . Po u bë pjesmarrës i shkollës verore politike edhe Kryeministri i vendit këtij dua ti theme që të insistoj me ngulm që ti zbatojë reformat e domosdoshme në shtet dhe të vazhdojë të punoj për realizimin e agjendës integruese Euroatlantike si dhe gjithashtu të mos ndalet asesi me aktivitetet e mira që po i bën në raport me të gjithë qytetarët. Posaqërisht me punën e rishqyrtimit të proceseve të montuara gjyqsore ndaj qytetarëve të pafajshëm shqiptar të ngritura nga ana e ish bartësve të pushtetit.

Z. Kryeministër do tu themë se këto janë gjeste shumë pozitive nga ana e juaj që un i përdhëndes por të cilat janë të pamjaftueshme, sepse lufta për zbatimin e drejtësisë duhet të vazhdoj në mënyrë të përhershme në shtet dhe të mos ndalet kurrë. Reformat Z.Kryeministër bëhen me vepra konkrete e jo vetëm me fjalë siç bënin shumë shpesh para-ardhësit tuaj. Shkolla verore politike do të jetë e hapur nga 10 qeshori deri më 30 gusht të ketij viti.Unë ju informoj se pjesmarrja në të për qytatarët është mbi baza vullnetare ndërsa për politikanët është e obligueshme. Këta dua ti mësoj se politikë nuk është vetëmse përdorim i përditshëm, i stërtepruar dhe i pakontrolluar i dhunes fizike, kërcnimeve, shantazheve dhe vrasjeve por se politikanët e kanë për obligim që të kujdesen edhe per ruajtjen e integritetit, dinjitetit ,shendetit dhe jetëve të njerëzve.Pastaj politika duhet të shërbej për rritjen e mireqenies ekonomike dhe sociale si dhe për zhvillimin e personalitetit si dhe të integritetit moral dhe intelektual të njerëzve.
Prandaj urdhëroni për të marrë pjesë në Shkollën Verore politike Ejup Berisha 2018.