Zyrtare: Bayern me trajner të ri

Gjermani Jupp Heynckes rikthehet në skuadrën Bayern Munich për të katërten herë Pasi udhëhoqi gjigandët e Bundesligës në fitoren e tre kupave gjatë sezonit të tij të fundit në Bavari, trajneri me shumë eksperiencë rikthehet në klubin që e ka menaxhuar edhe tre herë të tjera.

Heynckes do të zëvendësojë trajnerin italian Carlo Ancelotti në Allianz Arena, pasi ky i fundit u largua nga pozita e trajnerit pas humbjes 3 me 0 kundër Paris Saint Germain, shkruan rtv21.tv. Willy Sagnol ishte vënë në pozitë të ushtruesit të detyrës, mirëpo gjermanët nuk vonuan shumë që ta sjellin një trajner më me eksperiencë në Munich.

Në fjalët e para si trajner i bavarezëve, Heynckes ka thënë se jo për të gjitha skuadrat do të rikthehej bankinën.

“Nuk do të rikthehesha te asnjë klub në botë, por Bayern Munich është çështje që ka të bëjë me zemrën time”, ka deklaruar trajneri i ri i Bayern Munich.

Kujtojmë se nën drejtimin e Heynckes, Bayerni ka arritur sukseset më të mëdha në histori të klubit, duke e fituar tripletën.

Nën drejtimin e 72-vjeçarit, Bayern Munchen realizoi në 2013-ën edhe tripletën për gjermanët, të cilët përveçse Champions League, ngritën edhe Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë.

Me të gjitha gjasat Heyckens do drejtojë bavarezët deri në fund të sezonit.

Comments

comments