ZYRTARE: Kombëtarja U-21, miqësore me Italinë U-21

0

Kombëtarja shqiptarja e futbollit mosha U-21 e drejtuar nga trajneri Alban Bushi do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj bashkëmoshatarëve fqinj të Italisë, shkruan infokusi.

Federata shqiptare e futbollit ka gjetur akordin sëbashku me homologen e saj italiane  për ta zhvilluar miqësoren në datën 11 shtator 2018, në shtetin italian, ku në ditët në vijim do të percaktohet orari dhe data e kësaj përballjeje.

Kuqezinjtë pikërisht në muajin shtator kanë të programuar edhe një ndeshjë të vlefshme për eliminatoret, Spanjë – Shqipëri me 6 shtator. Në daten 11 shtator futbollistët e teknikut Bushi do të zhvillojnë miqësoren ndaj axurrëve dhe më pas do të zhvillojnë dy ndeshjet e fundit eliminatore të U-21: /Infokusi/

11 tetor 2018 Shqipëri-Spanjë
16 tetor 2018 Estoni-Shqipëri

Komentet

komentet